Okupimi dhe ndërtimi i kolonitë sioniste, problemi kryesor i palestinezëve
Mahmud Abas, kryetari i Autoritetet Autonom të Palestinës, në takim me Donald Trump, presidenti i Amerikës, i cili u zhvillua në Betlehem, deklaroi: "Problemi kryesor i palestinezëve është okupimi dhe ndërtimi i kolonive sioniste në territorin e Palestinës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Abas të martën pas takimit me Donald Trump në Bejt Lahm, në një konferencë për shtyp deklaroi: "Konflikti palestinezo-izraelit nuk është një konflikt fetar dhe sektarist, por problemi i palestinezëve është okupimi i territoreve të Palestinës dhe ndërtimi i kolonive sioniste dhe mosnjohja zyrtare e shtetit të Palestinës nga ana e Izraelit". Mahmud Abas në vazhdim tha se Autoriteti Autonom i Palestinës kërkon marrëveshje me regjimin sionist dhe krijimin e dy shteteve në territoret e okupuara. Kreu i AAP në lidhje me të burgosurit palestinezë që po mbajnë grevë urie në burgjet e regjimit sionist, deklaroi se kërkesa e të burgosurve palestinez është njerëzore dhe e drejtë dhe kërkojmë nga autoritetet izraelite që tu plotësojnë kërkesat e të burgosurve palestinezë. Vlen të theksohet se Donald Trump ditën e hënë pas vizitës në Arabinë Saudite, ka shkuar në Palestinës e Okupuar dhe u takua me kryeministrin e regjimit sionist. Ai sot në Bejt Lahm është takuar dhe ka biseduar me Mahmud Abas.