Regjimi Al Khalifa dhe arresti shtëpiak për sheik Isa Kasem
Burimet informative nga Bahrejni njoftuan për një sulm të egër të forcave të sigurisë kundër shtëpisë së njërit prej klerikëve më të njohur të Bahrejnit.
Forcat bahrejnase të sigurimit dje sulmuan shtëpinë e sheik Isa Kasem në rajonin Deraz ku lëshuan gaz lotsjellës dhe gaz helmues. Mbi fatin e sheik Isa Kasem, pas sulmit të forcave të regjimit Al Khalifa nuk ka informacione të sakta. Njëkohësisht me sulmin e forcave të sigurimit dhe komandot bahrejnase në rajonin Deraz dhe njëkohësisht me rrethimin e shtëpisë së sheik Isa Kasem, disa burime diplomatike njoftuan për dritën jeshile të Amerikës dhe Arabisë Saudite për këtë veprim të egër të regjimit Al Khalifa. Analistë politikë, sulmin ndaj shtëpisë së Isa Kasem dhe arrestin e tij shtëpiak, e konsiderojnë efektin e parë të komplotit amerikano-arab, komplot i thurur në prani të presidentit Donald Trump dhe krerëve arabë gjatë takimit të Riadit. Bahrejni që prej vitit 2011 e deri më sot përballet me krizën e pakënaqësisë së popullit ndaj politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa. Klerikët fetare kanë luajtur rol të madh në lëvizjen popullore të këtij vendi dhe për këtë arsye shumë prej klerikëve bahrejnas janë përballur me politikat shtypëse dhe të dhunshme të regjimit Al Khalifa. Sheik Isa Kasem është një nga klerikët më të mëdhenj të Bahrejnit, i cili ka influencë të gjerë në shoqëri. Ky klerik i madh Bahrejn në 6 vitet e kaluara nuk ka heshtur aspak përballë krimeve të regjimit Al Khalifa. Regjimi Al Khalifa i cili nuk ka pasur mundësi që të ndërpresë protestat popullore, është i mendimit se me eliminimin e liderëve popullore protestat do të shuhen. Si rezultat eliminimi i sheik Isa Kasem që është babai spiritual i shumicës së popullit bahrejnas, është një prej objektivave të regjimit Al Khalifa. Si rezultat regjimi në fjalë në qershor të vitit 2016, me pretekstin e dobësimit të sigurisë kombëtare, klerikut sheik Isa Kasem i hoqi nënshtetësinë bahrejnase, mirëpo sjelljet e egra të regjimit Al Khalifa nuk e detyruan këtë klerik të madh të ndryshojë sjelljen e tij. Disa ditë më parë regjimi Al Khalifa, e dënoi klerikun sheik Isa Kasem me një vit arrest shtëpiak dhe me bllokimin e kapitaleve të tij. Ky vendim ngjalli protesta të gjera popullore në Bahrejn. Zhvillimet në Bahrejn tregojnë se situata politike në këtë vend është tensionuar akoma më shumë për shkak të veprimeve të pamatura dhe të dhunshme të regjimit Al Khalifa, veprime që bëhen me dritën jeshile të Amerikës dhe të Arabisë Saudite. Bahrejni ka shtuar politikat e tij policore duke arrestuar aktivistët politikë, duke torturuar dhe hequr të drejtën e nënshtetësisë për kundërshtarët dhe duke shtypur vazhdimisht popullin bahrejnas në protesta. Shtypja që regjimi Al Khalifa i bën popullit të tij është aq e egër saqë në vend është përhapur një ambient tepër diktatorial. Regjimi Al Khalifa duke shtypur kërkesat e popullit të tij, Bahrejnin e ka kthyer në një vend të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe ky regjim në arenën ndërkombëtare njihet si një regjim shtypës dhe i dhunshëm. Nuk ka dyshim se regjimi Al Khalifa me arrestin shtëpiak të vendosur për sheik Isa Kasem, kërkon të ndërpresë plotësisht lidhjet dhe komunikimin e liderëve të mëdhenj me popullin bahrejnas.