Forcat saudite sulmojnë qytetin Al Avamije
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51668-forcat_saudite_sulmojnë_qytetin_al_avamije
Forcat saudite vazhdojnë sulmin kundër qytetit Al Avamija dhe fshatit Al Masura në lindje të Arabisë Saudite, pasi për dy javë kanë djegur dhe shkatërruar banesat e civilëve, shkollat dhe xhamitë, nën heshtjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2017 16:23 Europe/Tirane
  • Forcat saudite sulmojnë qytetin Al Avamije

Forcat saudite vazhdojnë sulmin kundër qytetit Al Avamija dhe fshatit Al Masura në lindje të Arabisë Saudite, pasi për dy javë kanë djegur dhe shkatërruar banesat e civilëve, shkollat dhe xhamitë, nën heshtjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë ditës së sotme, forcat e sigurisë së Arabisë Saudite sulmuan lagjen Al Tejre  në lindje të Arabisë Saudite, duke shkaktuar një zjarr në qendrën tregtare në këtë lagje dhe duke bllokuar qendrën e mbrojtjes civile, u bë shkak që banorët të mos e shuajnë zjarrin. Ndërkohë, në fshatin antik Al Masura, forcat saudite të mbështetura edhe nga autoblindat, hapën zjarr kundër civilëve dhe sërish shkatërruan qendrën teologjike Shehnem. Krimet e forcave saudite në rajonin Al Avamija dhe veçanërisht në fshatin Al Masura, janë intensifikuar nën heshtjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare. Protestat në fshatin Al Masura që është vendlindja e Shejkh Nemr dhe simboli i protestave në lindje të Arabisë Saudite, shpërthyen kur regjimi Al Saud deklaroi se synon të shkatërrojë të gjithë fshatin nën pretekstin e projekteve të zhvillimit në këtë rajon.