Regjimi Al Saud dënon me vdekje 14 protestues shiitë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51796-regjimi_al_saud_dënon_me_vdekje_14_protestues_shiitë
Një gjykatë saudite ka dhënë dënime me vdekje ndaj 14 aktivistëve të rinj shiitë nga rajoni Katif, i cili në vitet e fundit ka qenë skenë e protestave paqësore kundër regjimit Al Saud.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 26, 2017 19:08 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Saud dënon me vdekje 14 protestues shiitë

Një gjykatë saudite ka dhënë dënime me vdekje ndaj 14 aktivistëve të rinj shiitë nga rajoni Katif, i cili në vitet e fundit ka qenë skenë e protestave paqësore kundër regjimit Al Saud.

Kanali televiziv al-Manar i Libanit raportoi se 14 aktivistë u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë në Riad për pjesëmarrjen në protesta kundër regjimit Al Saud në Provincën Lindore të Mbretërisë, ku ndodhet rajoni Katif. Sipas raportit, procesi gjyqësor që u parapriu vendimeve u zhvillua në gjykatën penale që merret me rastet e lidhura me terrorizmin, një gjykatë e parë nga ekspertët ligjorë si një mjet i Ministrisë së Brendshme saudite për të shtypur aktivistët e opozitës. Ndërkohë, disa nga të pandehurit kanë thënë gjatë seancave dëgjimore ata ishin detyruar të bëjnë rrëfime të rreme përmes torturës fizike dhe psikologjike. Vendimet e ashpra gjyqësore u morën në mes të valës së trazirave në qytetin Avamijah në Katif, i cili në mënyrë sistematike është sulmuar nga forcat e regjimit gjatë javëve të fundit. Protestuesit në Katif kanë kërkuar reforma politike, lirinë e shprehjes, lirimin e të burgosurve politikë dhe fundin e diskriminimit ekonomik dhe fetar kundër rajonit të pasur me naftë, por protestuesit janë përballur me dhunën e egër të forcave të sigurisë së regjimit Al Saud.