Mbi 300 të burgosur palestinezë në grevë urie dërgohen në spital
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51842-mbi_300_të_burgosur_palestinezë_në_grevë_urie_dërgohen_në_spital
Zëdhënësi i Qendrës për Çështje të të Burgosurve Palestinezë ka bërë të ditur se mbi 300 të burgosur palestinezë që ndodhen në grevë urie janë dërguar në spital në dy ditët e kaluara për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 27, 2017 10:07 Europe/Tirane
  • Mbi 300 të burgosur palestinezë në grevë urie dërgohen në spital

Zëdhënësi i Qendrës për Çështje të të Burgosurve Palestinezë ka bërë të ditur se mbi 300 të burgosur palestinezë që ndodhen në grevë urie janë dërguar në spital në dy ditët e kaluara për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Emani Sarahane, zëdhënësi i Qendrës për Çështje të të Burgosurve Palestinezë, shtoi se këta persona janë pjesë e të burgosurve palestinezë të cilët 40 ditë më parë kanë hyrë në grevë urie në burgjet e regjimit sionist dhe shumica e tyre janë bërë objekt për eksperimente mjekësore. Mbi 1700 të burgosur palestinezë në shenjë proteste ndaj kushteve të këqija në burgjet e Izraelit, që nga 17 prilli kanë filluar grevën e urisë dhe gjendja shëndetësore e disa prej tyre është shumë e vështirë. Përmirësimi i kushteve, heqja e kufizimeve për takim me familjet, dhënia fund e burgosjeve në qeli dhe arrestimeve administrative, janë kërkesat kryesore të të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist.