Përpjekjet e regjimit bahrejnas për deportimin e Shejh Isa Kasem
Përfaqësuesi i Shejh Isa Kasem, klerikut të lrtë shiit në Bahrejn, ka bërë të ditur se regjimi i Bahrejnit synon dëbimin e Isa Kasem në Turqi ose në EBA.
Shejh Abdullah Al Dekak, përfaqësues i Shejh Isa Kasem, të dielën deklaroi se pas refuzimit të kërkesës së qeverisë bahrejnase nga ana e qeverisë irakiane për dërgimin e Isa Kasem në Naxhaf, qeveria e Bahrejnit po synon dërgimin e tij në Turqi ose në EBA. Shejh Abdullah Al Dekak, ka shtuar: Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut ka kundërshtuar kërkesën e Bahrejnit për vendosjen e Shejh Isa Kasem në Naxhaf dhe një gjë të tillë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, Sejed Hasan Nasrullah. Veprimet gjyqësore dhe më pas ato ushtarake të regjimit Al Khalifa kundër sheik Isa Kasem, prej së dielës së kaluar kanë hyrë në një fazë të re. Pas deklarimit të verdiktit për këtë klerik revolucionar bahrejnas dhe pas sulmit të forcave bahrejnase dhe saudite në rajonin Deraz të Manamasë ku ata rrethuan shtëpinë e sheik Isa Kasem, regjimi Al Khalifa ka thurur planin për internimin e sheik Isa Kasem.