Sulmet e jemenasve kundër mercenarëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52042-sulmet_e_jemenasve_kundër_mercenarëve_sauditë
Njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa qendrën e forcave mercenare të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 29, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Sulmet e jemenasve kundër mercenarëve sauditë

Njësitë raketore të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa qendrën e forcave mercenare të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira ka raportuar se gjatë sulmit raketor të forcave të ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit në qendrën komanduese të forcave mercenare saudite në rajonin Al-Xhuf, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë që ndodheshin në këtë qendër. Forcat jemenase kanë sulmuar edhe qendrat e forcave mercenare saudite në rajonin Al-Taval dhe bazën e forcave saudite Math'an në rajonin kufitar Xhizan të Arabisë Saudite. Burimet ushtarake jemenase kanë njoftuar gjithashtu se snajperët jemenas ka vazhduar operacionet e tyre dhe kanë vrarë dy ushtarakë sauditë në bazën ushtarake Farida në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.