Hashd Al Shabi i pranishëm pranë kufirit Irak-Siri
Shtabi propagandues i luftës i komandës së forcave vullnetare irakiane Hashd Al Shabi ka njoftuar sot se ushtarët e këtij grupi i janë afruar kufirit Irak-Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Hadi Al Ameri, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Bedr dhe komandant i lartë i forcave Hashd Al Shabi, ka thënë se këto forca tani gjenden vetëm 18 km në afërsi të kufirit Irak-Siri. Hashd Al Shabi njihet si një institucion legjitim në Irak që ka detyra të përcaktuara. Legalizimi i Hashd Al Shabit dhe përfshirja e tij në strukturën e sigurisë së Irakut ka pasur ndikim të rëndësishëm në suksesin e këtyre forcave. Hashd Al Shabi nuk konsiderohet më si një forcë e përkohshme ushtarake që aktivizohet vetëm në rast të krizave, por si një formacion i përhershëm ushtarak i Irakut.