Ushtria e Sirisë nis operacione të reja në Hamah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52218-ushtria_e_sirisë_nis_operacione_të_reja_në_hamah
Ushtria e Sirisë e mbështetur nga forcat popullore, ka nisur operacione të reja kundër grupit terrorist ISIS në provincën Hamah në veriperëndim të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 01, 2017 02:24 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë nis operacione të reja në Hamah

Ushtria e Sirisë e mbështetur nga forcat popullore, ka nisur operacione të reja kundër grupit terrorist ISIS në provincën Hamah në veriperëndim të vendit.

Ushtria siriane operacionin e saj e ka nisur në fshatin Badraguthia që ndodhet 10 km në lindje të qytetit Salmie në provincën Hamah. Në një sulm të terroristëve të ISIS, dy javë më parë në dy fshatra të kësaj province, u vranë 65 shtetas sirianë. Ushtria siriane ka avancuar edhe në luftën kundër ISIS në lindje të qytetit Alepo duke marrë nën kontroll rajonin Kherabe Far. Në perëndim të Homsit ushtria e Sirisë ka arritur të marrë kontrollin e rajoneve Abasie dhe Talila në juglindje të Palmira të cilët më parë kontrolloheshin nga ISIS. Ndërkohë nga një sulm i ISIS në rajonin Djerul Zur, 4 civilë sirianë kanë humbur jetën dhe janë plagosur 6 të tjerë. Vlen të theksohet se rajoni i pasur me naftë Djerul Zur është përdorur nga ISIS për trafikun e naftës në tregun e Turqisë.