Hashd Sha'bi i Irakut: ISIS në prag të shkatërrimit
Zëdhënësi i forcave vullnetare popullore të Irakut ka deklaruar se grupi terrorist ISIS ka humbur 80% të forcave të tij në Irak.
Ahmed Al-Asadi, zëdhënësi i forcave vullnetare popullore të Irakut, të mërkurën deklaroi se mbrojtja e të gjithë vijës kufitare të Irakut me Sirisë dhe spastrimi i të gjitha rajoneve që ndodhen nën kontrollin e grupit terrorist, është qëllimi kryesor i forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut. Forcat e Hashd Sha'bi do të vazhdojë avancimin e tyre për çlirimin e territoreve të pushtuara nga terroristët e ISIS dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin me forcat e qeverisë së Sirisë. Al-Asadi në vazhdim tha forcat vullnetare popullor Hashd Sha'bi kanë marrë pjesë në operacioneve për çlirimin e rajoneve Huvejxha, Sharkat dhe lartësive Hamrejn nga terroristët e ISIS dhe këto forca kanë ndërprerë rrugët për mbështetje logjistike të terroristëve mes Mosulit dhe Sanxharit në veri të Irakut. Zëdhënësi i forcave vullnetare popullore të Irakut në fund tha se forcat vullnetare popullore veprojnë në kuadër të Kushtetutës së Irakut, prandaj hyrja e këtyre forcave në territorin e vendeve të tjera ka nevojë për miratimin e Parlamentit të Irakut.