Regjimi Al Saud përdor dronë ushtarakë kundër civilëve në Katif
Burimet informative të enjten njoftuan se regjimi i Al Saud ka përdorur dronë ushtarakë për të kryer sulmin kundër civilëve në tregun Mejas në qendër të qytetit Katif në lindje të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se regjimi Al Saud gjatë këtij sulmi kundër myslimanëve shiitë në Katif, ka vrarë dy persona. Forcat ushtarake të regjimit Al Saud që nga 10 maji 2017, kanë kryer sulme të vazhdueshme kundër myslimanëve shiitë në qytetin Al-Avamija në lindje të Arabisë Saudite me pretekst se ky rajon është qendra e organizimit të protestave kundër regjimit. Sulmet e forcave ushtarake të regjimi Al Saud kundër protestuesve në rajonet lindore të Arabisë Saudite deri më tani kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra personave, si dhe zhdukjen e disa personave të tjerë në rajonin Avamija.