Gjendja kritike në Bahrejn, rezultat i heshtjes së Bashkësisë Ndërkombëtare
(last modified Fri, 02 Jun 2017 06:13:02 GMT )
Qershor 02, 2017 08:13 Europe/Tirane
  • Gjendja kritike në Bahrejn, rezultat i heshtjes së Bashkësisë Ndërkombëtare

Zv/kryetari i organizatës politike Vefak të Bahrejnit deklaroi se gjendja kritike në rajonin Deraz dhe sulmet kundër Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur bahrejnas, janë rezultat i heshtjes së Bashkësisë Ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Resa njoftoi se Husejn Al-Dejhi, zv/kryetar i organizatës politike Vefak të Bahrejnit në një intervistë me agjencinë e lajmeve "Middle East Eye", theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare ka përgjegjësi morale dhe ligjore për të mbështetur protestat paqësore dhe shoqërinë civile në Bahrejn. "Organizata politike Vefak, pavarësisht të gjitha sfidave, do të vazhdojë projektin e saj kombëtar dhe kurrë nuk do të heshtë",- theksoi Husejn Al-Dejhi, zv/kryetar i organizatës politike Vefak të Bahrejnit. Vlen të theksohet se forcat e regjimit Al Khalifa të martën e javës së kaluar sulmuan rajonin Deraz dhe shtëpinë e klerikut të njohur shiit Shejkh Isa Kasem dhe vranë pesë persona, plagosen mbi 100 të tjerë dhe arrestuar 286 protestues.

Tags