Kabul: Të shtëna në ajër dhe topa uji kundër protestuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52296-kabul_të_shtëna_në_ajër_dhe_topa_uji_kundër_protestuesve
Forcat afgane të sigurisë kanë shtënë në ajër, në afërsi të një turme protestuesish, të cilët po protetstonin kundër pasigurisë në vendin e tyre, dy ditë pasi një kamion me mjete shpërthyese vrau së paku 90 persona në Kabul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2017 16:20 Europe/Tirane
  • Kabul: Të shtëna në ajër dhe topa uji kundër protestuesve

Forcat afgane të sigurisë kanë shtënë në ajër, në afërsi të një turme protestuesish, të cilët po protetstonin kundër pasigurisë në vendin e tyre, dy ditë pasi një kamion me mjete shpërthyese vrau së paku 90 persona në Kabul.

Policia ka përdorur edhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e mbledhur të premten, më 2 qershor, dhe për të parandaluar depërtimin e tyre në pallatin presidencial. Disa protestues janë lënduar gjatë përplasjeve me focat e rendit. Disa prej tyre mbanin në duar fotografi të viktimave të sulmit, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.