Arabia Saudite merr me qira kompani amerikane për lobim në Uashington
Qeveria e Arabisë Saudite disa javë para vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës, në Arabinë Saudite, ka marrë me qira tre kompani amerikane për përmirësimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe Uashingtonit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kanlai CNN në një raport të tij ka zbuluar se Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite në muajin maj pas bërjes publike të vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite, ka paguar një shumë 5.4 milionë dollarë, ka marrë me qira shoqërinë aksionare "Sonoran" në shtetin e Arizonas e cila vepron në rolin e konsultuesit të presidentit amerikan për çështje tregtare. Shoqëria aksionare është kompani enigmatike e formuar nga ish-këshilltarë të Donald Trump dhe ka marrëdhënie të gjera me presidentin amerikan. Kanali televiziv CNN njoftoi se pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, regjimi Al Saud ka shtuar edhe gjashtë kompani të tjera në listën e grupeve lobuese të tij në Uashington në mënyrë që të mënjanohen tensionet e krijuara në marrëdhëniet mes Riadit dhe Uashingtonit. Qeveria e Arabisë Saudite për shumë vite është duke u mbështetur në kompanitë lobuese të saj në Uashington dhe për çdo vite me miliona dollarë paguan për lobim në Uashington.