Bashar Asad: Siria ka tejkaluar situatën e vështirë të luftës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52410-bashar_asad_siria_ka_tejkaluar_situatën_e_vështirë_të_luftës
Bashar Asad, presidenti i Sirisë deklaroi se Siria ka tejkaluar kushtet e vështira të luftës gjashtë vjeçare në këtë vend dhe forcat e këtij vendi dhe aleatet e Damaskut  janë duke avancuar në të gjitha frontet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2017 03:56 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Siria ka tejkaluar situatën e vështirë të luftës

Bashar Asad, presidenti i Sirisë deklaroi se Siria ka tejkaluar kushtet e vështira të luftës gjashtë vjeçare në këtë vend dhe forcat e këtij vendi dhe aleatet e Damaskut  janë duke avancuar në të gjitha frontet.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në një intervistë me kanalin televiziv WION të Indisë, shpjegoi procesin e avancimeve të forcave siriane dhe aleateve të tyre kundër grupeve terroriste në rajonet e ndryshme të këtij vendi dhe deklaroi: "Me çlirimin e Alepos, qendrës së forcave të ISIS gjatë muajve të fundit, ky grup është në prag të disfatës së plotë dhe forcat siriane janë duke vazhduar avancimet e tyre në të gjitha frontet. Iniciativa për vendosjen e paqes e cila është pranuar nga Rusia dhe Irani si aleat i qeverisë së Damaskut dhe nga Turqia si mbështetëse e opozitarëve, është një ide e cila tregon një perspektivë pozitive. Kjo është marrëveshja për të cilën është ra dakord në negociatat e Astanasë muajin e kaluar". Presidenti i Sirisë në fund tha se disa vende si Arabia Saudite, Katari, Turqia, Amerika, Franca dhe Anglia po mbështesin terrorizmin për realizimin e qëllimeve të tyre politike, prandaj nëse ndërpritet kjo mbështetje ndaj terrorizmit, atëherë disfata e terroristëve do të bëhet e mundur në një kohë të shkurtë.