Arrestohet një prej këshilltarëve kryesor të kryeministrit të Turqisë
(last modified Sun, 04 Jun 2017 06:29:01 GMT )
Qershor 04, 2017 08:29 Europe/Tirane
  • Arrestohet një prej këshilltarëve kryesor të kryeministrit të Turqisë

Këshilltari në Qeverinë e Republikës së Turqisë, Birol Erdem, është arrestuar sot në Ankara për shkak të lidhjes me organizatën opozitare FETO.

Sipas informacioneve nga Prokuroria në Ankara, këshilltari në Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe ish-këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë, Birol Erdem dhe bashkëshortja e tij Gulumser Erdem janë arrestuar në Ankara për shkak të anëtarësimit në organizatën FETO, raporton agjencia Anadolu. Erdem është arrestuar sot në mëngjes gjatë bastisjes në banesën e tij në Etimesgut, ndërsa bashkëshortja Gulumser është arrestuar në banesën e motrës së saj në qarkun Yenimahalle, po ashtu në Ankara. Erdem më 25 tetor të vitit 2010 është bërë anëtar i Këshillit të Lartë Turk të Gjykatësve dhe Prokurorëve, ndërsa në periudhën mes vitit 2011 dhe 2014 ushtroi detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Drejtësisë.