Çlirohet qyteti strategjik Al Baaxh në Irak
(last modified Sun, 04 Jun 2017 14:00:28 GMT )
Qershor 04, 2017 16:00 Europe/Tirane
  • Çlirohet qyteti strategjik Al Baaxh në Irak

Zv/komandanti i forcave popullore irakiane ka njoftuar për çlirimin e plotë të qytetit Al Baaxh në perëndim të Mosulit.

Sipas kanalit televiziv Al Irakia, Abu Mahdi Al Mohandes, zv/komandant i forcave popullore irakiane Hashd Al Sha’bi, ka thënë se këto forca gjithashtu kanë çliruar nga pushtimi i terroristëve të ISIS disa fshatra në veri dhe jug të qytetit Al Baaxh. Ky qytet ishte vijë e rëndësishme e furnizimit nëpër Siri për grupin terrorist ISIS. Forcat qeveritare irakiane thonë se janë afër çlirimit të plotë të qytetit Mosul, që është bazë e rëndësishme e ISIS në Irak.