Forcat irakiane çlirojnë qytetin strategjik Al Beaxh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52448-forcat_irakiane_çlirojnë_qytetin_strategjik_al_beaxh
Zv/komandanti i forcave vullnetare të Irakut bëri të ditur se këto forca kanë çliruar plotësisht qytetin strategjik Al Beaxh në perëndim të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane çlirojnë qytetin strategjik Al Beaxh

Zv/komandanti i forcave vullnetare të Irakut bëri të ditur se këto forca kanë çliruar plotësisht qytetin strategjik Al Beaxh në perëndim të Mosulit.

Abu Mehdi al-Muhandes tha se gjatë operacionit për çlirimin e këtij qyteti janë vrarë qindra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Gjithashtu, luftëtarët e forcave vullnetare të Irakut të njohura si Hashd al-Sha’abi kanë arritur të marrin kontrollin e plotë mbi pesë fshatra në provincën e trazuar veriore të Ninva, si dhe të dëbojnë terroristët takfiristë të ISIS nga bastioni i tyre fundit këtë provincë. Komandanti i forcave të policisë federale të Irakut, gjeneral Raed Shaker Xhoudat gjithashtu deklaroi se forcat e sigurisë së Irakut kanë fituar kontrollin e 60 për qind të lagjes al-Zanxhili në Mosulin perëndimor, duke vrarë 23 terroristë të ISIS.