Kabul: Nis punimet samiti ndërkombëtar “ Procesi i Kabulit “
Me fjalimin e Muhamed Ashrafgani, president i Afganistanit, në Kabul ka nisur punimet samiti kushtuar analizimit të procesit të luftës kundër terrorizmit dhe vendosjes së paqes në Afganistan.
Në këtë samit marrin pjesë më shumë se 25 vende dhe organizata ndërkombëtare. Në samit Republikas Islamike e Iranit përfaqësohet me zv/ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çeshtjet e Azisë dhe Oqeanisë. Samiti ka për qëllim analizimin e rrugëve të përballjes me terrorizmin dhe hartimin e një programi paqeje të qeverisë afgane. Qeveria e Afganistanit pret nga vendet e rajonit dhe ato të botës që të unifikohen në luftën kundër terrorizmit dhe në vendosjen e paqes në Afganistan. Kjo është hera e parë që në Afganistan, organizohet një samit ndërkombëtar kushtuar paqes në vend, me iniciativën e vetë Afganistanit. Samiti ndërkombëtar organizohet në kohën kur në më pak se 1 javë, Kabuli është tronditur nga dy shpërthime të përgjakshme që morën jetën dhe plagosën me qindra presona.