Turqia në krahun e përkrahësve të Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52600-turqia_në_krahun_e_përkrahësve_të_katarit
Presidenti i Turqisë ka mbështetur Katarin në lidhje me krizën e krijuar në rajonin e Gjirit Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2017 03:59 Europe/Tirane
  • Turqia në krahun e përkrahësve të Katarit

Presidenti i Turqisë ka mbështetur Katarin në lidhje me krizën e krijuar në rajonin e Gjirit Persik.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të martën në reagim ndaj krizës politike të krijuara në rajonin e Gjirit Persik, deklaroi se ndëshkimi i Katarit nuk ishte veprim i drejtë. Rexhep Taip Erdogan deklaroi: "Izolimi i Katarit nëpërmjet ndëshkimit dhe sanksioneve, nuk zgjidh problemet". Presidenti i Turqisë njëkohësisht me këtë theksoi se vendi i tij do të vazhdojë zgjerimin e marrëdhënieve me Katarin. Vlen të theksohet se të hënën Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet e tyre me Katarin.