Përfundon operacioni në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52856-përfundon_operacioni_në_perëndim_të_mosulit
Zv/komandanti i forcave popullore Hashd Shaabi në Irak njoftoi përfundimin e operacionit në perëndim të Mosulit dhe ndërprerjen e lidhjeve të Al Bagdadit me Sirinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 10, 2017 04:31 Europe/Tirane
  • Përfundon operacioni në perëndim të Mosulit

Zv/komandanti i forcave popullore Hashd Shaabi në Irak njoftoi përfundimin e operacionit në perëndim të Mosulit dhe ndërprerjen e lidhjeve të Al Bagdadit me Sirinë.

Abu Mehdi Muhandes, vuri në dukje se forcat irakiane janë të gatshme për të çliruar provincën Telfar dhe janë të vendosur të pastrojnë të gjitha kufijtë e Irakut me Sirinë nga prania e terroristëve të ISIS. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë nga afrimi i forcave siriane në kufirin me Irakun. Forcat popullore të irakut kanë arritur të çlirojnë 50-60 km nga vija kufitare e Irakut me Sirinë. Zv/komandnati i forcave Hashd Shababi ndër të tjera tha se perëndimi i Mosulit kishte rëndësi të madhe për kreun e ISIS Abu Bekr Bagdadi dhe shtoi se tashmë me çlirimin e zonave perëndimore të Mosulit janë ndërprerë lidhjet e kreut të ISIS me Sirinë.