Shtohet numri i të sëmurëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52946-shtohet_numri_i_të_sëmurëve_në_jemen
Nën hijen e vazhdimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, numri i personave të infektuar me sëmundjen e kolerës ka shkuar në 100 mijë persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2017 15:46 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të sëmurëve në Jemen

Nën hijen e vazhdimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, numri i personave të infektuar me sëmundjen e kolerës ka shkuar në 100 mijë persona.

Agjencia turke e lajmeve Anatoli njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten në raportin më të fundit ka thënë se sëmundja e kolerës deri më tani ka marrë jetën e 7899 personave në Jemen. Sipas kësaj organizate, deri më tani rreth 100 mijë persona janë infektuar me sëmundjen epidemike të kolerës.