Ebadi: Pas shkatërrimit të ISIS, fillon rindërtimi i Irakut
(last modified Mon, 12 Jun 2017 12:50:37 GMT )
Qershor 12, 2017 14:50 Europe/Tirane
  • Ebadi: Pas shkatërrimit të ISIS, fillon rindërtimi i Irakut

Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, në takim me disa komandantë ushtarakë të këtij vendi, deklaroi se pas shkatërrimit të plotë të grupit terrorist ISIS, do të fillojë procesi i rindërtimit të Irakut.

Rrjeti informativ "Sumerija News" njoftoi se Hejdar Ebadi në vazhdim tha: "Asnjë prej liderëve të botës nuk prisnin që luftëtarët irakianë kaq shpejtë të arrijnë suksese shumë të mëdha në luftën kundër terrorizmit". Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, shtoi: "Ëndrra e ISIS për të pushtuar Irakun ka përfunduar dhe nuk ekziston kurrfarë dyshimi se shpallja e fitores finale kundër këtij grupi në provincën Ninva është afër dhe ka mbetur vetëm një rajon i vogël në brigjet perëndimor të Mosulit në duar të terroristëve të ISIS". Kryeministri i Irakut deklaroi se qeveria e Irakut vazhdon të jetë e vendosur për mbështetjen e qytetarëve dhe për përndjekjen e autorëve të krimit të organizuar".

Tags