OKB kërkon mbrojtjen e porteve të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53288-okb_kërkon_mbrojtjen_e_porteve_të_jemenit
OKB ka kërkuar mbrojtjen e porteve të Jemenit për dërgimin e ndihmave humanitare në mënyrë të sigurt për popullin jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2017 04:11 Europe/Tirane
  • OKB kërkon mbrojtjen e porteve të Jemenit

OKB ka kërkuar mbrojtjen e porteve të Jemenit për dërgimin e ndihmave humanitare në mënyrë të sigurt për popullin jemenas.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se KS i OKB të enjten inkurajoi palët e përfshira në konfliktin e Jemenit që të lehtësojnë kushtet e hyrjes së ndihmave humanitare dhe lëndëve ushqimore nëpërmjet porteve të këtij vendi, sidomos portit Hudejda. Anëtarët e KS të OKB në një deklaratë të miratuar me unanim votash, kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes në funksion të të gjitha porteve të Jemenit sidomos portit Hudejda, për arsye se ky port është rruga jetike për dërgimin e ndihmave humanitare dhe lëndëve e para të tjera të domosdoshme për popullin jemenas të përfshirë nga lufta. OKB është e shqetësuar se Arabia Saudite mund të kryejë sulme në portin Hudejda nëpërmjet të cilit dërgohen ndihmat humanitare.