OKB: Nuk konfirmojmë vrasjen e Al-Baghdadit
Stephane du Jarric, zëdhënësi i OKB, të premten deklaroi se kjo Organizatë nëpërmjet burimeve të pavarura, nuk mund të konfirmojë vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadit gjatë sulmeve ajrore të Rusisë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se zëdhënësi i OKB shtoi: "Në lidhje me vrasjen e Al-Baghdadi, nuk ekzistojnë informacione zyrtare, përveç atyre që kanë publikuar mediat, prandaj në bazë të kësaj nuk mund të konfirmohet ky lajm në mënyrë të pavarur. Vlen të theksohet se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të premten ka deklaruar se po bëjë përpjekje për vërtetimin e informacioneve në lidhje me vrasjen e Abu Bekr Al-Bagdadi në sulmin ajror të 28 majit të avionëve të Rusisë në rrethinën e qytetit Raka në veri të Sirisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, sulmi i avionëve luftarakë të Rusisë kundër një takimi sekret të ISIS në Raka, ka shkaktuar vrasjen e 330 terroristëve dhe ekziston mundësia që edhe lideri i këtij grupi terrorist të jetë në mesin e personave të vrarë.