Thyen linjat e ISIS në Mosulin e vjetër në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53504-thyen_linjat_e_isis_në_mosulin_e_vjetër_në_veri_të_irakut
Forcat irakiane kanë vazhduar avancimet e tyre në luftën kundër grupit terrorist ISIS dhe kanë thyer linjën e parë dhe të dytë mbrojtëse të terroristëve në pjesën e vjetër të qytetit Mosul dhe aktualisht po vazhdojnë luftime të ashpra mes forcave irakiane dhe terroristëve të ISIS në këtë rajon.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 19, 2017 03:44 Europe/Tirane
  • Thyen linjat e ISIS në Mosulin e vjetër në veri të Irakut

Forcat irakiane kanë vazhduar avancimet e tyre në luftën kundër grupit terrorist ISIS dhe kanë thyer linjën e parë dhe të dytë mbrojtëse të terroristëve në pjesën e vjetër të qytetit Mosul dhe aktualisht po vazhdojnë luftime të ashpra mes forcave irakiane dhe terroristëve të ISIS në këtë rajon.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Policia Federale e Irakut ka deklaruar se në vazhdim të sulmeve të forcave të policisë dhe të ushtrisë së këtij vendi kundër pozicioneve të ISIS, forcat irakiane kanë hyrë në pjesën e vjetër të Mosulit dhe kanë filluar luftimet e ashpra për shkatërrimin e pozicioneve të fundit të terroristëve të ISIS në këtë qytet. Forcat irakiane në këtë rajon kanë shkatërruar pozicionet e snajperistëve të ISIS të cilët gjatë ditëve të kaluara kanë penguar avancimin e forcave irakiane në këtë rajon. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 15 terroristë të ISIS dhe forcat irakiane kanë shkatërruar tre autobomba të terroristëve të ISIS. Aktualisht forcat irakiane po zhvillojnë luftimeve duke avancuar në pjesën e vjetër të qytetit Mosul në zonën Al-Shifa.