Nis turneu rajonal i kryeministrit Hejdar Ebadi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53538-nis_turneu_rajonal_i_kryeministrit_hejdar_ebadi
Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut në turneun e tij të parë në vendet e rajonit, do të vizitojë Arabinë Saudite, Iranin dhe Kuvajtin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2017 13:09 Europe/Tirane
  • Nis turneu rajonal i kryeministrit Hejdar Ebadi

Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut në turneun e tij të parë në vendet e rajonit, do të vizitojë Arabinë Saudite, Iranin dhe Kuvajtin.

Sot kryeministri irakian u largua nga Bagdadi për të shkuar në Riad në përpjekje për të forcuar pajtimin rajonal dhe për të arritur pajtimin mes sunitëve të Arabisë Saudite dhe shiitëve të Irakut. Vizita e Ebadi në këto vende bëhet me ftesë zyrtare të Arabisë Suadite, Iranit dhe Kuvajtit. Gjatë kësaj vizite kryeministri irakian do të diskutojë për zgjerimin e marëdhënieve mes fqinjëve, për luftën kundër terrorizmit, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Vizita e kryeministri irakian ishte programuar javën e kaluar por është shtyrë me qëllim që të mos ndikohet në kontestin mes Arabisë Saudite dhe disa vendeve arabe në marrëdhëniet me Katarin.