Kryeministri i Irakut takohet me mbretin e Arabisë Saudite
(last modified Tue, 20 Jun 2017 06:27:39 GMT )
Qershor 20, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut takohet me mbretin e Arabisë Saudite

Hejdar Ebadi, kryeministër i Irakut pati një takim me Selman Bin Abdul’aziz mbret i Arabisë Saudite.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut dje arriti për një vizitë në Arabinë Sadite ku u prit për iftar nga mbreti saudit Selman Bin Adul’aziz. Në aeroportin e Riadit, ai u prit nga Muhamed Bin Najev, trashëgimtar i Arabisë Saudite. Pas vizitës në Arabinë Saudite, kryeministri irakian do të zhvillojë vizita në Kuvajt dhe në Iran. Përpara vizitës së tij për në Arabinë Saudite kryeministri irakian kishte deklaruar se kjo vizitë nuk ka lidhje me krizën e krijuar mes Arabisë Saudite dhe Katarit pasi është një vizitë e programuar që më herët dhe ka për qëllim zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Arabinë Saudite dhe diskutimin mbi luftën kundër terrorizmit.

Tags