ISIS trajnon për krime 1600 fëmijë të komunitetit Izedi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53578-isis_trajnon_për_krime_1600_fëmijë_të_komunitetit_izedi
Një funksionar irakian ka njoftuar se grupi terrorist ISIS gjatë tre viteve të kaluara ka trajnuar 1600 fëmijë të komunitetit Izedi për kryerjen e krimeve kundër civilëve si sulmeve kamikaze, prerjen e kokës dhe kryerjen e vrasjeve të ndryshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 20, 2017 08:31 Europe/Tirane
  • ISIS trajnon për krime 1600 fëmijë të komunitetit Izedi

Një funksionar irakian ka njoftuar se grupi terrorist ISIS gjatë tre viteve të kaluara ka trajnuar 1600 fëmijë të komunitetit Izedi për kryerjen e krimeve kundër civilëve si sulmeve kamikaze, prerjen e kokës dhe kryerjen e vrasjeve të ndryshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khejri Buzani, një funksionar irakian, në një intervistë për media, deklaroi se grupi terrorist ISIS gjatë tre viteve të kaluara ka zënë rob 1600 fëmijë të komunitetit Izedi dhe i ka trajnuar ata për kryerjen e krimeve të ndryshme si sulmeve kamikaze, prerjen e kokës dhe kryerjen e vrasjeve të tjera. Buzani shtoi se ka paralajmëruar zyrat e përfaqësive diplomatike në rajonin e Kurdistanit se ISIS mund t'i përdorë këta fëmijë për kryerjen e sulmeve terroriste në Evropë, Amerikë dhe në vendet arabe. Sipas raporteve të zyrës për persona të rrëmbyer në provincën Dehuk, aktualisht mbi 1600 fëmijë të komunitetit Izedi ndodhen të robëruar nga grupi terrorist ISIS.