Vriten dy ushtarë të Turqisë në përleshje me PKK
Qershor 22, 2017 14:13 Europe/Tirane
Burimet informative të Turqisë kanë njoftuar për vrasjen e dy ushtarëve turq në përleshje me pjesëtarët e grupit militant PKK në lindje të këtij vendi si dhe për një shpërthim kamikaz në provincën Izmir.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria e Turqisë deklaroi se dy pjesëtarë të forcave të ushtrisë janë vrarë sot në mëngjes gjatë një operacioni kundër grupit militant PKK në lindje të këtij vendi. Mediat turke gjithashtu kanë njoftuar për një shpërthim kamikaz në rajonin Kol Taba në provincën Izmir të Turqisë afër një stacioni të policisë dhe afër zonës së trupave të NATO-s.
Tags