Gjendja e Gazës në prag të Ditës Botërore të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53776-gjendja_e_gazës_në_prag_të_ditës_botërore_të_kodsit
E premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit që përkon me 23 qershorin e vitit 2017, është Dita Botërore e Kodsit e emëruar me iniciativën e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2017 03:50 Europe/Tirane
  • Gjendja e Gazës në prag të Ditës Botërore të Kodsit

E premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit që përkon me 23 qershorin e vitit 2017, është Dita Botërore e Kodsit e emëruar me iniciativën e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

Koordinatori i OKB për çështje humanitare në territoret e okupuara të Palestinës ka paralajmëruar për ndodhjen e një katastrofe humanitare të madhe në Rripin e Gazës. Robert Buiber deklaroi se Gaza sot po përjeton një krizë shumë të madhe si pasojë e ndërprerjes së rrjetit elektrik dhe centrali i energjisë elektrike ka ndërprerë funksionimin tërësisht pas mosmarrëveshjeve të krijuara mes AAP dhe Hamasit dhe për shkak të vendosjes së tatimeve të larta mbi karburantin që i nevojitet këtij centrali. Gaza që nga mesi i muajit prill shumica e familjeve në këtë rajon vetëm 4 orë në ditë kanë energji elektrike. Agjencia e OKB për çështje të të shpërngulurve palestinezë UNRWA ka shprehur shqetësime serioze për situatën kritike në Rripin e Gazës. Qendra Informative e Palestinës njoftoi se UNRWA në një raport të saj ka deklaruar se luftërat e vazhdueshme dhe bllokada e imponuar kundër Rripit të Gazës ka ushtruar ndikime psikologjike dhe sociale shkatërruese mbi banorët e këtij rajoni. UNRWA në raportin e saj ka theksuar se përveç kësaj, këta faktor kanë edhe pasoja të tjera shumë të dëmshme për banorët e këtij rajoni. Shkatërrimi i shtëpive dhe mbetja pastrehë e banorëve të Gazës është bërë shkak për humbjen e sigurisë për jetë dhe shpresës për të ardhmen tek banorët e këtij rajoni. Në vazhdim të raportit të UNRWA gjithashtu thuhet se gjurmët shkatërruese njerëzore dhe viktimat e papara të shkaktuar gjatë luftës së vitit 2014 në Palestinë, kanë ushtruar ndikim të veçantë mbi fëmijët dhe shumica e tyre kanë nevojë për përkrahje psikologjike dhe sociale. Dita Botërore e Kodsit, është dita e Intifadës së popujve të shtypur kundër komploteve sioniste-amerikane. E premtja e fundit e muajit të Ramazanit, është një ditë në të cilën myslimanët në mënyrë të qartë deklarojnë qëndrimin e tyre ndaj Kodsit të shenjtë si "Kibla e Rezistencës" dhe ndaj çështjes së Palestinës si çështja më parësore e myslimanëve. Manifestimi i kësaj dite është ruajtje e trashëgimisë së çmuar kulturore të Imam Khomeinit (ra) në luftën kundër dhunës dhe padrejtësisë. Rreth ditës Botërore të Kodsit lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, deklaroi se mbrojtja e popullit të Palestinës është e njëjtë me mbrojtjen e së vërtetës dhe nuk është thjesht mbrojtje e një kombi të shtypur që është dëbuar nga toka e tij. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik  pati një takim me profesorët e universiteteve dhe elitat shkencore në Teheran, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kodsit, e cila mbahet sot në të premten e fundit të muajit të Ramazanit në Iran dhe vende të tjera. "Dita e Kodsit është shumë e rëndësishme. Nuk është vetëm se po mbrojmë një komb të shtypur që është dëbuar nga toka e tij. Ne jemi duke luftuar kundër një sistemi politik shtypës dhe arrogant "-tha Ajetollah Khamenei.