700 mijë litra karburante hyn nga Egjipti në Rripin e Gazës
Shefi i drejtorisë së naftës në Ministrinë e Financave të Palestinës në Rripin e Gazës, bëri të ditur hyrjen e 700 mijë litra karburante nga Egjipti në Rripin e Gazës.
Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Khalil Shakfa, shefi i drejtorisë së naftës në Ministrinë e Financave të Palestinës në Rripin e Gazës, deklaroi se pas marrëveshjes së fundit mes autoriteteve egjiptiane dhe përfaqësuesve të Hamasit, 700 mijë litra karburante nga Egjipti kanë hyrë në Rripin e Gazës që do të shfrytëzohen në sektorin tregtar dhe në centralin e prodhimit të energjisë elektrike. Në këtë rajon. Khalil Shakfa shtoi se gjatë dy ditëve të kaluara kanë hyrë 11 kamionë me karburante nga Egjipti në Rripin e Gazës për aktivizimin e centralit të prodhimit të energjisë elektrike në këtë rajon.