Beteja e Mosulit: Trupat irakiane përparojnë në Qytetin e Vjetër
(last modified Mon, 26 Jun 2017 17:51:17 GMT )
Qershor 26, 2017 19:51 Europe/Tirane
  • Beteja e Mosulit: Trupat irakiane përparojnë në Qytetin e Vjetër

Një gjeneral i ushtrisë irakiane thotë se operacioni ushtarak për të rifituar kontrollin e plotë mbi Mosulin dhe për të pastruar qytetin e dytë më të madh të vendit nga terroristët e ISIS, do të përfundojë brenda disa ditëve, ndërsa trupat qeveritare po dominojnë zonat që ende mbahen nga ekstremistët.

Gjeneral-lejtnant Abdul Gani al Asadi, komandanti i Shërbimit Kundër Terrorizmit, tha se “epoka e ISIS në Irak  është duke përfunduar. Ky grup ka humbur shpirtin luftarak dhe ekuilibrin. Ne po u bëjmë thirrje atyre që të dorëzohen ose të vdesin". Asadi më tej vuri në dukje se forcat e ushtrisë irakiane penguan ofensivën e militantëve të ISIS për t'u kthyer në lagjet jashtë qytetit të vjetër të dielën vonë, duke theksuar se Mosuli do të çlirohet nga sulmi i terroristëve takfirist "në pak ditë, me vullnetin e Zotit".