Shpërthim i fuqishëm në Damask
(last modified Mon, 26 Jun 2017 19:43:20 GMT )
Qershor 26, 2017 21:43 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fuqishëm në Damask

Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në një postbllok të ushtrisë siriane në rajonin Demer në Damask, janë plagosur disa persona.

Rrjeti informativ Al Mejadin, bëri të ditur se një autobombë shpërtheu në rajonin Demer duke shkaktuar disa të plagosur të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Nga ana tjetër, mediat ruse njoftun se në një sulm ajror të forcave të koalicionit të kryesuara nga SHBA në rajonet Deir al-Zur dhe Hasake (në lindje dhe në verilindje të Sirisë), janë vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë sirianë. Sipas Russia Today, shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë. SHBA pretendon se sulmet ajrore të koalicionit synojnë grupet terroriste, por në të shumtën e rasteve janë sulmuar civilët dhe forcat e ushtrisë siriane. Pentagoni pohoi se që prej vitit 2014, forcat e koalicionit të kryesuar nga SHBA kanë vrarë 472 civilë në Siri.

 

Tags