Ushtria siriane në prag të një suksesi të madh
(last modified Wed, 28 Jun 2017 10:19:53 GMT )
Qershor 28, 2017 12:19 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane në prag të një suksesi të madh

Në rast se avancimet e forcave të ushtrisë së Sirisë frontet e luftës në shkretëtirën e këtij vendi do të vazhdojnë ashtu se dy javët e kaluara, ushtria siriane së shpejti do të arrij të shënojë një avancim tjetër të madh në frontin e shkretëtirës lindore Khanaser-Selmije.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet ushtarake në frontet e luftës kanë thënë se ushtria e Sirisë është duke e përfunduar fazën e parë të frontit më të vështirë luftarak në të cilin aktualisht po lufton kundër grupit terrorist ISIS. Ky është fronti i Shkretëtirës Lindore Khansar-Selmije. Në këtë front terroristët e ISIS janë duke zhvilluar luftime të ashpra me ushtrinë e Sirisë dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar avancimin e forcave të ushtrisë siriane. Forcat e ushtrisë siriane dy javë më parë kanë filluar operacionin e gjerë dhe luftime të ashpra për t'i dhënë fund pranisë së terroristëve të ISIS në këtë rajon. Avancimet e shpejta të forcave të ushtrisë siriane gjatë ditëve të kaluara tregojnë se shpejti do të shënohet një fitore e madhe në këtë rajon për forcat siriane në luftën kundër grupit terrorist ISIS.

Tags