Forcat sioniste vrasin një të ri palestinez
Qershor 29, 2017 13:21 Europe/Tirane
Forcat e regjimit sionist në qytetin Khalil kanë vrarë me armë zjarri një të ri palestinez.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve sipas të cilës, ky i ri palestinez u vra nga forcat sioniste në afërsi të lagjes Xhebel Xhuhar. Me vrasjen e këtij të ri, numri i palestinezëve të martirizuar që nga koha e nisjes së intifadës palestineze ka arritur në 326 palestinezë. Sionistët për të zgjeruar tokat e pushtuara, për çdo ditë sulmojnë palestinezë në territore të ndryshme.
Tags