Policia federale e Irakut: Shumë shpejt operacioni në Mosul përfundon
(last modified Thu, 29 Jun 2017 15:52:02 GMT )
Qershor 29, 2017 17:52 Europe/Tirane
  • Policia federale e Irakut: Shumë shpejt operacioni në Mosul përfundon

Komandanti i policisë federale të Irakut njoftoi se shumë shpejt do të përfundojnë luftimet mes ushtrisë dhe grupit terrorist ISIS. Për momentin ushtria irakiane ndodhet 200 metra larg zonës Sarxhakhe në pjesën e jugut të Mosulit të vjetër.

Raed Shaker Xhudat, komandant i policisë së Irakut ka thënë se pas disa ditësh zona Sarxhakhe do të çlirohet nga prania e terroristëve të ISIS. Në operacionin për çlirimin e kësaj zone janë zbuluar një autobombë, 34 bomba dhe 5 pajisje ushtarake. Brigada e pestë e ushtrisë irakiane ka sulmuar zonën Bab i Ri në Mosul duke vrarë 12 terroristë dhe shkatërruar një bazë të raketave dhe sistemeve anti-ajrore të ISIS. Operaiconi për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur në tetor të vitit 2016 dhe tani në qershor të vitit 2017 pritet çlirimi i plotë i këtij qyteti.