Koalicioni amerikan vret 8 persona në Irak
Qershor 29, 2017 14:03 Europe/Tirane
Nga sulmi i koalicionit të udhëhequr nga SHBA ndaj pozicioneve të forcave irakiane në Mosul, janë vrarë 8 ushtarë irakianë.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, mediat irakiane kanë njoftuar se koalicioni i udhëhequr nga SHBA në Irak, ka goditur pozicionet e ushtrisë irakiane në perëndim të Mosulit. Sipas këtyre mediave, helikopterët e koalicionit amerikan kanë gjuajtur në drejtim të pozicioneve të ushtrisë irakiane të cilët ishin duke luftuar kundër terroristëve të ISIS në rajonin Bab Lekesh në Mosul, duke vrarë 8 ushtarë irakianë.
Tags