Ibrahim Xhafari flet për rëndësinë e çlirimit të xhamisë Al-Nuri
(last modified Fri, 30 Jun 2017 06:11:01 GMT )
Qershor 30, 2017 08:11 Europe/Tirane
  • Ibrahim Xhafari flet për rëndësinë e çlirimit të xhamisë Al-Nuri

Ibrahim Xhafari, ministri i punëve të jashtme të Irakut, të enjten në një intervistë me gazetën "Austria Presse", deklaroi se xhamia Al-Nuri në qendër të Mosulit, është simboli i këtij qyteti dhe nga aspekti strategjik, ka rëndësi të madhe.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ibrahim Xhafari në këtë intervistë vuri në dukje se për shkak të pranisë së civilëve në Mosul, avancimi i forcave irakiane në fillim të operacioneve ishte i ngadalshëm dhe në çdo hap përballej me probleme dhe vështirësi. Ndërkohë që terroristët e ISIS civilët i përdornin si mburojë njerëzore dhe pikërisht për këtë arsye këto operacione zgjatën për një kohë më të gjatë. Ministri i punëve të jashtme të Irakut theksoi se së shpejti terroristët e ISIS në Irak do të pësojnë disfatën përfundimtare. Forcat irakiane që nga 18 qershori i këtij viti kanë hyrë në pjesën e vjetër të qytetit Mosul nga perëndimi, jugu dhe veriu. Çlirimi i pjesës së vjetër në pjesën perëndimore të qytetit Mosul dhe në bregun e djathtë të lumit Tigër, do të thotë përfundimi i operacioneve për çlirimin e qytetit Mosul. Vlen të theksohet se grupi terrorist ISIS në qershor të vitit 2014 kishte pushtuar Mosulin dhe kishte marrë nën kontroll të plotë këtë qytet. Abu Bekr Al-Baghdadi në xhaminë Al-Nuri kishte shpall për herë të parë khalifatin e tij.