ISIS dëbohet nga provinca Alepo në Siri
Qershor 30, 2017 17:42 Europe/Tirane
Aktivistë sirianë njoftuan se forcat e ushtrisë siriane kanë arritur të çlirojnë lagjen e fundit të provincës Alepo nga prania e grupit terrorist ISIS.
Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve terroristët e ISIS ishin përqendruar në rrugën Resafe Atharia që lidhte qytetin Alepo me Rakan në Siri. Ushtria siriane tashmë me dëbimin e terroristëve të ISIS ka krijuar një bazë për kontrollimin e kësaj zone. Po sot ushtria e Sirisë ka neutralizuar disa sulme të ISIS në provincën Dejrul Zur duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme terroristëve të ISIS.
Tags