Refugjatët sirianë rikthehen në shtëpitë e tyre
Gjashtë muaj pas përfundimit të rrethimit të Alepos, banorët sirianë janë rikthyer përsëri në metropolin e shkatërruar.
Tashmë janë regjistruar më shumë se 500.000 njerëz që janë rikthyer, raportohet nga organizata e OKB-së për refugjatët. Sipas një zyrtari të qeverisë siriane, rreth 60 për qind të ndërtesave në Alepon lindore janë të shkatërruara. Ai shtoi se tashmë terroristët e ISIS janë larguar përfundimisht nga rrethinat e Alepos dhe kjo ka krijuar mundësinë për kthimin masiv të refugjatëve sirianë. Ish-metropoli i Sirisë ka qenë qyteti ku janë zhvilluar më shumë luftime dhe në dhjetor 2016 forcat qeveritare siriane morën përsëri qytetin nën kontrollin e tyre duke i dhënë fund pushtimit të Alepos nga terroristët. Megjithatë, OKB thotë se sfida më e madhe është rimëkëmbja e infrastrukturës së qytetit. Rrjeti i ujësjellësit dhe shpërndarësit e energjisë elektrike nuk punojnë në pjesë të mëdha të qytetit. Sipas OKB, nevojat themelore të popullatës së Alepos megjithatë janë të siguruar.