Hashd al-Shaabi: ISIS nuk do të kthehet më në Irak
(last modified Fri, 30 Jun 2017 18:56:04 GMT )
Qershor 30, 2017 20:56 Europe/Tirane
  • Hashd al-Shaabi: ISIS nuk do të kthehet më në Irak

Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut të njohura si Hashd al-Shaabi, publikuan sot një komunikatë në lidhje me disfatën e ISIS në Mosul dhe deklaruan se ky grup terrorist nuk do të kthehet më në Irak.

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, forcat popullore irakiane Hashd al-Shaabi, të cilat kanë luajtur një rol kryesor në luftën kundër ISIS në Irak, në këtë komunikatë theksojnë: “Çlirimi i qytetit të vjetër të Mosulit shënon fundin e kalifatit fals të terroristëve të ISIS dhe Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut shpallin para gjithë botës fitoren mbi terrorizmin takfirist”. Në vazhdim të kësaj komunikate thuhet: “Disa rajone të Irakut si Al Sherkat, Al Havixha dhe Tel Afar, të cilat nuk janë çliruar ende, do të çlirohen shumë shpejt, sepse terroristët e ISIS janë në prag të zhdukjes”. Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut u krijuan me dekretin e Ajetollah Sistanit, klerikut të lartë shi’it të Irakut, pasi në qershor 2014, ISIS pushtoi territore të shumta të Irakut. Këto forca përfshijnë dhjetëra mijëra luftëtarë shi’itë, sunitë, kurdë, izedi dhe të krishterë irakianë.