Irak: Forcat qeveritare gjithnjë e më thellë në Mosul
(last modified Sun, 02 Jul 2017 16:45:32 GMT )
Korrik 02, 2017 18:45 Europe/Tirane
  • Irak: Forcat qeveritare gjithnjë e më thellë në Mosul

Zyrtarët irakianë thonë se trupat qeveritare irakiane, kanë marrë nën kontroll më tepër lagje në Qytetin e Vjetër të Mosulit, ndërsa janë vrarë dhjetëra terroristë të ISIS, gjatë luftimeve të ashpra, për qytetin Mosul, që është baza e fundit e terroristëve në Irak.

Zëdhënësi i forcave të përbashkëta irakiane, Jahia Rasul, dje i tha televizionit shtetëror se “forcat irakiane po avancojnë në Qytetin e Vjetër” dhe tash grupi terrorist “mbanë kontroll ndaj pak hapësirave të banimit”, ndërsa ofensiva e forcave qeveritare për përfundimin e okupimit të Mosulit nga ISIS, duket se po i afrohet fundit. “Fitorja në pjesën perëndimore të Mosulit do të shpallet së shpejti”, tha Rasul.