Adel Xhubejr: Shpresojmë që përgjigja e Katarit të jetë pozitive
(last modified Tue, 04 Jul 2017 06:25:45 GMT )
Korrik 04, 2017 08:25 Europe/Tirane
  • Adel Xhubejr: Shpresojmë që përgjigja e Katarit të jetë pozitive

Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite deklaroi se ai shpreson që përgjigja e Katarit ndaj kërkesave të "fqinjëve" do të jetë pozitive.

Kjo është në kohën kur disa burime të informuara kanë thënë për gazetën "Ra'jul-Jeum" se përgjigja e Katarit e dorëzuar pranë autoriteteve të Kuvajtit, tregon disa elasticitete të Dohas në disa çështje. Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar kanalin televiziv Al-Xhazira, njoftoi se Adel Xhubejr, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, në një konferencë të përbashkët me Sigmar Gabriel, ministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë, deklaroi: "Shpresojmë që përgjigja e Katarit të jetë pozitive ndaj zgjidhjes së krizës dhe përgjigjen e Katarit e cila u është dorëzuar autoriteteve të Kuvajtit, do ta shqyrtojmë në detaje para se të marrim masat e tjera përkatëse". Gabriel në këtë konferencë deklaroi: "Gjermania mbështet përpjekjet e Kuvajtit dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit për ndërmjetësimin në zgjidhjen e krizës në Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik". Disa burime informative kanë thënë se Katari ka treguar elasticitet ndaj kërkesave të vendeve të tjera arabe dhe siç duket është pajtuar për largimin e anëtarëve të Hamas nga territori i këtij vendit, për ta heshtur Jusef Kardavin dhe ndoshta edhe për ta transferuar atë në Stamboll, si dhe për ta detyruar kanalin televiziv Al-Xhazira që të ndërpresë sulmet e tij kundër pushtetit të Egjiptit. Sipas këtyre burimeve, Katari ka treguar elasticitet edhe në qëndrimin e tij ndaj Lëvizjes Vëllazëria Myslimane dhe ndaj marrëdhënieve Doha-Teheran.

Tags