ISIS zhduket nga harta e Mosulit
Shtabi informativ i komandës së përbashkët ushtarake për çlirimin e Mosulit në Irak, sot publikoi një hartë mbi luftën në Mosul dhe për herë të parë pas disa vitesh nga kjo hartë është hequr grupi terrorist ISIS.
Në hartën e re të këtij shtabi vetëm një rrip i vogël në pjesën perëndimore të lumit Tigri është lakuar si zonë ku mund të gjenden pjesëtarë të ISIS. Ndërkohë mësohet se luftimet mes ushtrisë dhe terroristëve të ISIS janë përqendruar në zonat Midan, Kuazin, Bab Mashat, Lashuan dhe Dake Barake. Ushtria irakiane ka njoftuar se për të arritur në lumin Tigër kanë mbetur vetëm 150 metra. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ditën e martë ka thënë se ka afruar koha e fitores përfundimtare në Mosul, operacioni i të cilit ka nisur në tetor të vitit 2016.