Terroristët e ISIS rruajnë mjekrat dhe ikin nga Mosuli
Korrik 05, 2017 16:19 Europe/Tirane
Një komandant ushtarak irakian i rangut të lartë thotë se anëtarët e grupit terrorist takfirist ISIS po i rruajnë mjekrat e tyre për t'u përzier me civilët ndërsa largohen nga përparimi i forcave qeveritare në Qytetin e Vjetër të Mosulit.
"Ata vetëm rruajnë mjekrën dhe ikin. Vetëm dje kemi kapur dy terroristë nga një grup i grave dhe fëmijëve", tha gjeneral-lejtnant Sami al-Aridi, komandant i Forcave Speciale Irakiane për agjencinë e lajmeve ‘The Associated Press’, të mërkurën. Ai shtoi se qindra militantë kanë arritur të ikin nga qyteti i vjetër, duke vënë në dukje se rreth 300 ekstremistë të ISIS mbeten në territorin e vogël të rajonit të kontrolluar nga ata.
Tags