Hyrja e anëtarëve të familjeve të ISIS në luftën në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i54862-hyrja_e_anëtarëve_të_familjeve_të_isis_në_luftën_në_mosul
Grupi terrorist i ISIS është përballur me mungesa të mëdha pas humbjes së fundit në Mosulin perëndimor, në veri të Irakut dhe për këtë po përdor fëmijët dhe adoleshentët e familjeve të këtij grupi për të luftuar kundër ushtrisë irakiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2017 05:27 Europe/Tirane
  • Hyrja e anëtarëve të familjeve të ISIS në luftën në Mosul

Grupi terrorist i ISIS është përballur me mungesa të mëdha pas humbjes së fundit në Mosulin perëndimor, në veri të Irakut dhe për këtë po përdor fëmijët dhe adoleshentët e familjeve të këtij grupi për të luftuar kundër ushtrisë irakiane.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, komandantët e ushtrisë irakiane thonë se anëtarët e familjeve të ISIS kanë hyrë direkt në luftën me forcat irakiane për të parandaluar avancimin në perëndim të qytetit Mosul dhe se gratë e ISIS po i kthejnë fëmijët e tyre në mburoja njerëzore. Sipas Sami al-Oridi, komandant i operacionit për çlirimin e Mosulit, gratë e ISIS kanë kryer operacione shpërthyese ndërsa fëmijët e tyre janë pas tyre, gjë që ka krijuar probleme për forcat irakiane në përdorimin e forcave ajrore për të çuar përpara operacionin dhe shkatërruar ISIS brenda disa orëve. Javën e kaluar, tre terroristë të ISIS vranë të paktën tre ushtarë irakianë në një operacion terrorist, duke u fshehur midis qytetarëve të shpëtuar. Forcat e Irakut të hënën më 29 qershor 2017 arritën të çlirojnë xhaminë Al-Nouri në perëndim Mosulin dhe sipas kryeministrit të Irakut Hejdar al-Ebadi, suksesi ishte "fundi i punës së ISIS në Mosul". Kreu i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, në qershor të vitit 2014 në xhaminë al-Nouri njoftoi kalifatin e ISIS.