Vritet një komandant saudit i ISIS gjatë ikjes nga Mosuli
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i54974-vritet_një_komandant_saudit_i_isis_gjatë_ikjes_nga_mosuli
Komanda e forcave ushtarake të Irakut ka deklaruar se një prej krerëve saudit të grupit terrorist ISIS është vrarë në Mosul.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2017 04:09 Europe/Tirane
  • Vritet një komandant saudit i ISIS gjatë ikjes nga Mosuli

Komanda e forcave ushtarake të Irakut ka deklaruar se një prej krerëve saudit të grupit terrorist ISIS është vrarë në Mosul.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat e armatosura të Irakut të shtunën kanë deklaruar se ky terrorist i njohur me nofkën Abu Hafsa Saudi, ishte një prej terroristëve kyç të grupit terrorist ISIS dhe është vrarë nga forcat irakiane gjatë kohës kur ishte duke u arratisur nga pjesa perëndimore e Mosulit. Ndërkohë zëdhënësi i komandës së operacioneve të përbashkëta të Irakut të shtunën njoftoi se forcat irakiane kanë marrë nën kontroll tërësisht pjesën e vjetër të Mosulit. Jahaja Resul në një intervistë me televizionin shtetëror të Irakut, deklaroi: "Forcat irakiane ndodhen në afërsi të lumit Tigër dhe kanë bërë avancime të mëdha me mbështetjen e avionëve të ushtrisë së Irakut. Terroristët e ISIS aktualisht janë duke u arratisur në drejtim të brigjeve lindore të lumit Tigër, mirëpo forcat irakiane kanë mbyllur të gjitha rrugët për arratisjen e tyre. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë të paktën 35 terroristë të ISIS dhe janë arrestuar gjashtë prej tyre".