ISIS konfirmon vdekjen e Abu Bekr Al-Baghdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55188-isis_konfirmon_vdekjen_e_abu_bekr_al_baghdadit
Grupi terrorist ISIS me anë të një deklarate, konfirmoi vdekjen e Abu Bekr Al-Baghdadit, liderit të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 11, 2017 14:18 Europe/Tirane
  • ISIS konfirmon vdekjen e Abu Bekr Al-Baghdadit

Grupi terrorist ISIS me anë të një deklarate, konfirmoi vdekjen e Abu Bekr Al-Baghdadit, liderit të grupit terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve IRIB duke cituar kanalin televiziv Al-Sumerija News, njoftoi se grupi terrorist ISIS sot (të martën) ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka konfirmuar vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadit dhe ka deklaruar se së shpejti do të shpallë khalifin e ri. Ky burim irakian gjithashtu ka thënë se deri ditë më parë ishte ndaluar çfarëdo lloj bisede në lidhje me vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadit në rajonin Tel Afar, prandaj parashikohej se së shpejti do të konfirmohet vrasje e tij.