Erdogan: Bashkimi Evropian na ka humbur vetëm kohën tonë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55234-erdogan_bashkimi_evropian_na_ka_humbur_vetëm_kohën_tonë
Presidenti i Turqisë akuzoi Bashkimin Evropian se ka humbur vetëm kohën e Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 12, 2017 04:11 Europe/Tirane
  • Erdogan: Bashkimi Evropian na ka humbur vetëm kohën tonë

Presidenti i Turqisë akuzoi Bashkimin Evropian se ka humbur vetëm kohën e Turqisë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të martën në një intervistë me BBC, deklaroi se do të ishte më lehtë nëse Bashkimi Evropian do të deklaronte se nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Turqisë. Erdogan deklaroi se Turqia ka mundësi të qëndrojë në këmbët e saj. Erdogan shtoi: "Në kohën kur unë isha në mandatin e parë si kryeministër i këtij vendi, në samitin e krerëve të Bashkimit Evropian Turqia përshkruhej si një vend në të cilin ka ndodhur një revolucion i pazhurmë. Mirëpo tani pikërisht ky Bashkim Evropian jo vetëm që nuk fton përfaqësuesit e Turqisë në samitin e krerëve të këtij Unioni, por po humbë edhe kohën tonë. Kjo është gjendja aktuale e jonë". Presidenti i Turqisë njëkohësisht me këtë shtoi se shumica e qytetarëve turq më nuk e dëshirojnë Bashkimin Evropian dhe besojnë se politika e Brukselit nuk është e drejtë ndaj Turqisë. Erdogan në vazhdim hodhi poshtë spekulimet se qeveria e këtij vendi ka arrestuar 150 gazetarë dhe pretendoi se vetëm dy persona janë arrestuar me kartë të gazetarisë. Kjo është në kohën kur Turqia disa ditë më parë arrestoi drejtorin lokal të Amnisty International dhe 9 persona të tjerë me akuzë të anëtarësimit në një grup terrorist të armatosur.